Albspirit

Media/News/Publishing

Monika Belluçi: Jam e egër dhe pasionale

Më 30 shtator do të mbushi 53 vjeç, por bukuria dhe sensualiteti i saj duket se nuk e ndjejnë kalimin e kohës. Po flasim për Monica Belluccin, seks simbol numër një 1 e kinemasë italiane, që në fundjavë fiku qirinjtë në shtëpinë e prindërve të saj në Umbria, toka e saj lindjes, larg flesheve të fotografëve. Aktorja, që tani është rinisur në Paris ka deklaruar se do të heqë spinën nga priza për ca kohë.
Ikonë
Më shumë se 15 vjet kinema, e kanë transformuar fizikun e saj të mrekullueshëm në diçka më shumë: një grua “e pjekur”, që nuk përgjigjet më me një fytyrë të bezdisur nga pyetjet e tepërta, por që sa herë që përgjigjet jep argumente bindëse duke u shndërruar në ikonën mbrojtëse të grave italiane. E veshur zakonisht me fustanet e saj të gjatë dhe të zinj, tepër formale në xheste dhe në mënyrën e të sjellurit ajo është një ikonë e vërtetë, është e mrekullueshme dhe e di që është e tillë. Duke lënë pas karrierën e saj si modele iu drejtua plotësisht kinemasë dhe menjëherë ishte një sukses i vërtetë. Gjithë ky sukses mund të shpjegohet me faktin që Monika është një bukuri e veçantë, nga ato që dallohen sepse fsheh sensualitet të papërballueshëm që të lë pa fjalë. Sekreti mbase qëndron në përzierjen e origjinës së saj italiane dhe dashurisë së saj për Francën, që kanë ndikuar në sharmin e saj vezullues.
Biografia
Lindur në qyteti e Castelos, më 30 Shtator 1964. Pas përfundimit të shkollës së mesme regjistrohet në fakultetin e Juridikut, që e braktis gati menjëherë për t’u transferuar në Milano ku merret me modë. Suksesi ishte i menjëhershëm saqë bëhet në një kohë të shkurtër një nga topmodelet italiane më të kërkuara në tërë botën. Sfilon për stilistët më të mëdhenj dhe pozon për revistat më të rëndësishme në të gjithë botën. Pamja e jashtme, sjellja, shikimi por edhe mënyra e komunikimit tregojnë shumë shpejt për një grua të vendosur dhe të determinuar gati nga një grua e kohëve të shkuara.
Grua fatale që nuk është më një adoleshente e një province të Italisë por një nga gratë më të bukura në tërë botën. Nga modele filloi t’i hyjë rrugës së aktrimit. Fillon të studiojë aktrim në 1990. Me bukurinë e saj bie menjëherë në sy. Edhe pse aktore e sapolindur nuk vonon prezenca e në filma ndërkombëtare si“Drakula”. Edhe pse tepër e impenjuar me kinemanë, vazhdon të bëjë punën e modeles duke e dhënë imazhin e saj për publicitete të ndryshme bizhuterish, parfumesh dhe kalendareve.

Ju mund të ndjeni dhe të shprehni me krenari që keni arritur gjithçka, edhe pse me shumë vështirësi në fillimet tuaja. Keni arritur domethënë të bëheni një nga aktoret italiane më të suksesshme nëpër botë?

Për të thënë krenari është e tepërt dhe për çfarë pastaj. Për mendimin tim fati është një gjë tepër e rëndësishme. Shumë njerëz në Itali por edhe nëpër botë mund të kenë talent por nuk arrijnë, nuk bëhen të famshëm vetëm sepse nuk kanë pasur pak fat ose nuk i është ofruar rasti i duhur.

Me të vërtetë i jepni kaq shumë rëndësi fatit?

Për të arritur suksesin duhet të jesh shumë e fuqishme dhe të kesh “shpirt sakrifice”, të kesh dëshirë të punosh dhe vullnet për të përmirësuar dhe të vazhdosh perfeksionimin në qoftë se është e mundur. Por nëse fati nuk të jep rastin e duhur për t’i bërë realitet, të gjitha këto do të rezultojnë të kota.

Një ditë vajza juaj do të shohë filmat që ju keni xhiruar? Çfarë mendon se do thotë?

Unë nuk i bëj filmat për vajzën time. E dua më shumë se çdo njeri tjetër në botë dhe do sakrifikoja çdo gjë për të, por në të njëjtën kohë mbetem një person i lirë, që mund të bëj gjithçka. Nuk kam thënë asnjëherë “Jo, këtë gjë nuk e bëjë sepse vajza ime një ditë mund ta shikojë dhe do të më gjykojë”. Kam nevojë të kem fillimisht respekt për veten time. E kam të qartë që vajza ime një ditë do të më gjykojë dhe mbase dhe të më urrejë si çdo adoleshente 15 vjeçare, që urren nënë e saj por mendoj se do jetë një moment rritjeje tepër i rëndësishëm.

Si do ta përshkruani veten me dy ose tre përkufizime?

Me siguri jam një njeri, që tërhiqem nga njerëzit e tjerë që ndodhen përreth meje. Ashtu si burrat janë të tërhequr nga femrat ashtu dhe unë jam e tërhequr nga njerëzit, nga mënyra se si lëvizin, si sillen, si shprehen. Mbaj gjithçka nën kontroll, është gati një studim i hollësishëm. Jam një vëzhguese e njerëzimit sepse sipas meje nuk ka gjë më të rëndësishme se të shikosh përreth dhe të zbulosh të tjerët.

Dhe tani mund të më thuash cilat janë vlerat më të shtrenjta për ty?

Dashuria dhe shoqëria vijnë para gjithçkaje. Puna është një element social shumë i rëndësishëm, si mundësi edhe psikologjike për të ecur përpara.

Po bukuria deri në çfarë mase ju ka ndihmuar?

Bukuria, pa dyshim është një fuqi që kam pasur: tërheq kuriozitet dhe vëmendje mbi veten. Është e rëndësishme për suksesin, por nuk është vendimtare.

Jeni ndjerë ndonjëherë e bezdisur duke e ndjerë veten të dëshiruar në sytë dhe në fantazinë e dikujt?

Nuk është bezdi. Dhe asnjëherë nuk më kanë pasur ngacmime në kuptimin seksual.

Keni ndonjë defekt?

Nuk kam sens praktik në jetën e çdo dite.

Cila është një cilësi e juaja?

Jam instinktive si kafshët. Nuk llogaris asnjëherë çfarë bëj. Jam e egër dhe pasionale.

Ylli i Italisë
Në Venecia, Romë, Paris apo Kanë, Monika Bellucci lëviz sikur të jetë një mbretëreshë. Njerëzit që e rrethojnë ose e ndjekin janë aq shumë sa duket sikur po lëviz presidenti i vendit. Është konsideruar kohët e fundit si i vetmi yll i kinemasë italiane jashtë vendit, një titull që e ndan vetëm me aktorin tjetër italian, Roberto Beninji.

Emri: Monika
Mbiemri: Bellucci
Flokët: Te zinj
Sytë: Kafe
Lindur në: Qytetin e Castelos, Perugia, Itali
Lindur më  30/09/1964
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Përmasat: 89-60-89
Lartësia: 177 cm
Profesioni: Aktore, Modele

Panorama.it

 

Please follow and like us: