Punësim në SHBA, ambasada fton shqiptarët
Ambasada Amerikane ka bërë me dije një mënyrë zhvillimi profesional për të gjithë të interesuarit nga Shqipëria për të shkuar në SHBA.
Përmes një njoftimi ambasada thotë se ka filluar programi i shkëmbimit me komunitete nga e gjithë bota.
“Programi Community Solutions, financuar nga Zyra për Arsimin dhe Kulturën e Departamentit të Shtetit, u jep mundësinë drejtuesëve më të mirë dhe të dalluar të komuniteteve nga e gjithë bota, të marrin pjesë në një program shkëmbimi për zhvillimin e tyre profesional, që përfshin edhe një përvojë thelbësore njohurish në Shtetet e Bashkuara. Jeni të interesuar? Shihni kriteret që kërkohen dhe aplikoni tani: https://goo.gl/847rJu”,- shkruan ambasada në njoftimin e saj.
Please follow and like us: