Albspirit

Media/News/Publishing

Emër për emër, drejtorët e LSI që rrezikojnë shkarkimin

Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.

Dy ditë më parë, dhanë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika si dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë Ylli Spahiu. Megjithatë, të dorëhequrit përbëjnë një përqindje modeste të përfaqësuesve të LSI në krye të drejtorive në rang kombëtar.

Në të gjitha rrethet e vendit ka një rezistencë të përgjithshme për t’u mos u larguar, ndonëse partia e tyre, Lëvizja Socialiste për Integrim, vijon të përbetohet për një opozitë të fortë ndaj qeverisë ‘Rama 2’. Shqiptarja.com publikon listën me drejtorët kryesorë politikë të LSI, sipas qarqeve, të cilët në mungesë të dorëheqjes, rrezikojnë të shkarkohen në ditët në vijim.

Drejtorët në Veri
Në Qarkun e Dibrës, janë 10 drejtorë të rëndësishëm, të propozuar nga LSI, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqjen, konkretisht, Beqir Biçi kreu i Spitalit Rajonal Dibër, Dritan Neli kreu i Spitalit Burrel, Abdulla Kata drejtori i Doganës Bllatë, Blendi Gurra kreu i ISKSH Dibër, Rifat Minxhozi kreu i OST në Mat, Bedrie Manjani drejtoresha e Arsimit në Bulqizë etj.

Në Qarkun e Lezhës rrezikojnë që të shkarkohen për shkak të daljes së LSI në opozitë, kreu i drejtorisë së Tatimeve Arjan Barbullushi, kreu i Inspektoratit të Punës Valentin Gjetja, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Dil Nikolla, drejtor i Spitalit Pashk Smaçi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Ndoc Lleshi, kreu Drejtorisë së Mjedisit Ferdinant Ndoj, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë Gjovalin Tusha etj. Në Qarkun e Shkodrës, pra në kryeqendrën e Veriut të vendit, nuk kanë dhënë dorëheqjen dhe rrezikojnë që të shkarkohen tre drejtorë të rëndësishëm të LSI, konkretisht: Ilir Sokoli kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, Jetmira Kozmai drejtore e AKU në Shkodër dhe Zamir Fatusha drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër.

Gjithashtu, nuk është larguar as Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, i propozuar nga LSI dhe i miratuar nga kryeministri. Në Qarkun e Kukësit, sipas burimeve të Shqiptarja.com, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë drejtor i ish-aleatëve të PS.

Në Qarkun e Kukësit, LSI drejton pesë drejtori të rëndësishme, me anë të përfaqësuesve të saj, konkretisht: Lavdosh Zenelaj kreu i AKU Kukës, Dem Brati kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, Fadil Morina kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, Gentian Halilaj kreu i Zyrës së Punës Kukës si dhe Drejtori i Aeroporti Civil Kukës. Të gjithë të lartpërmendurit janë të rrezikuar nga lëvizjet në sferën politike të piramidës së administratës publike.

Qarqet e tjera
Në Qarkun e Gjirokastrës, 11 drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ata janë kreu i Sigurimeve Shoqërore Spiro Diamanti, kreu i Kujdesit Shëndetësor Edi Sinojmeri, drejtori i Rrugëve Dhimitër Nasi, drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër Niko Butka, drejtor i Bujqësisë Koçi Rapi, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kristaq Thimjo, Arkiva e Shtetit Eni Ndreu, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër Mehmet Çabej etj. Në Qarkun e Beratit, LSI kontrollon pesë drejtori rajonale, me anë të drejtorëve: Vladimir Frashëri drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Rinald Frashëri drejtor i AKU, Bledar Çili drejtor i Bordit të Kullimit etj. Në Qarkun e Vlorës, LSI drejton katër drejtori rajonale, përmes: Beqir Kashuri kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, Artan Lica drejtor i Transporteve, Kreshnik Lila drejtor i Mjedisit etj.

Në Qarkun e Durrësit, LSI drejton 13 drejtori të rëndësishme. Në krye të drejtorive janë Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave, Vasp Habili drejtori Bujqësisë, Altin Murto drejtori i AKU në Durrës, Kristaq Huta drejtori i Shëndetit Publik, Ali Karaj drejtori i Bordit të Kullimit, Kontjana Kuçi drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, Daut Naço drejtori i Drejtorisë së Patentave, Ilir Beqiri Zyra e Shërbimit të Provës Durrës dhe Flamur Gjuzi kreu i ALUIZNI-t në Durrës.

Emrat e drejtorëve të LSI që rrezikojnë të shkarkohen sipas qarqeve

Beqir Biçi, kreu i Spitalit Rajonal Dibër, përfaqësues i LSI

Dritan Neli, kreu i Spitalit Burrel, përfaqësues i LSI

Abdulla Kata, drejtori i Doganës Bllatë, përfaqësues i LSI

Nevuz Jashari, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Dibër, përfaqësues i LSI

Nerim Palluçi, nënprefekt i Matit, përfaqësues i LSI

Lutfie Meta, kreu i Bordit të Kullimit Dibër, përfaqësuese e LSI

Blendi Gurra, kreu i ISKSH Dibër, përfaqësues i LSI

Rifat Minxhozi, kreu i OST në Mat, përfaqësues i LSI

Leonard Murra, kreu i Spitalit Bulqizë, përfaqësues i LSI

Bedrie Manjani, drejtoresha e Arsimit në Bulqizë, përfaqësuese e LSI

Arjan Barbullushi, kreu i drejtorisë së Tatimeve Lezhë, përfaqësues i LSI.

Please follow and like us: