Albspirit

Media/News/Publishing

Emine Çunmulaj vlerëson stilisten shqiptare, Sara Shala

Modelja e njohur shqiptare Emine Çunmulaj e cila njihet për stilin e saj të veçantë, duket që po e pëlqen punën e një dizajnereje poashtu shqiptare.

Me një elegancë të thellë, ajo së fundi ka postuar një fotografi ku shihet të jetë e veshur me mjaftë shije, dhe unazën që e ka të vendosur në gisht, është punë e dizajneres shqiptare Sara Shala,e cila tash e sa vite ka të themkeluar brendin e saj të aksesorëve në New York.

Mirëpo, Emine Çunmulaj përpos që ka vendosur unazën që është punuar nga Sara Shala, ajo ka zgjedhur të realizojë edhe një video ku shihet duke folur për aksesorët e Sarës, e cila tashmë ka të nxjerra në treg modele të ndryshme të aksesorëve./KultPlus.com

 

P.S.: Një informacion më të detajuar për stilisten e famshme shqiptare në SHBA e gjeni në web: http://www.sarashala.com

Please follow and like us: