Era Çela: Kam mall për vendlindjen, krenare për Librazhdin
Tek ajo gjen një energji e cila lokalizohet në shumë drejtime. Jemi duke folur për Era Çelën, këngëtaren apo gazetaren nga Librazhdi. Sigurisht nuk jemi fokusuar vetëm tek ana profesionale, pasi nuk mund të ishte një instervistë pa u ndalur edhe tek pushimet, pa u ndalur tek miqtë apo tek Era jashtë kornizës profesionale. Si rrëfehet Era në një intervistë për Shekulli.
Era si ishte kjo verë për ju?
Së pari dua t’ju falenderoj nga zemra për këtë intervistë. Kjo verë për mua ka qenë plot me angazhime me koncerte, dasma e gëzime familjare ende s’po gjejmë pak kohë të pushojmë pak, mundohemi të bëjmë pak pushim ndonjë ditë që nuk jemi të ngarkuar me ndonjë aktivitet.
Jeni e angazhuar në disa drejtime si gazetari, muzikë, mësuesi, letërsi… si është Era në secilin profesion?
Eh! E vërtetë, unë do thoja se secila ka atë kënaqësinë e vetë, mundohem të jap muksimumin tim në secilën prej tyre. Të flas për gazetarinë është një punë që e bëj me dashurinë më të madhe e dua fort këtë profesion dhe jam munduar të jap më të mirën time, është i vetmi profesion që nuk më lodh as ditë e as natë. Të flas për muzikë di të them se unë jam në hapat e parë, por muzika është pasioni im më i madh, e dashuroj shumë. Megjithatë besoj se nga pasioni dhe dëshira e madhe për të punuar jam e sigurt që do të jap më të mirën nga vetja. Mësuesia, këtu më ktheve disa vite mbrapa … Një punë që unë e kam bërë për katër vite. Të japësh dije nga vetja tek të tjerët duke edukuar breza është gjëja më e bukur që një njeri mund të bëj. E adhuroj si profesion dhe jam munduar që katër vite që unë kam punuar të isha sa më korrekte në punën e bukur të mësueses. Por, ajo që është më e veçatë këtë është fakti se mësuesia do më shumë përkushtim seriozitet, por mbi të gjitha vullnet për të punuar . Sa për letërsinë është një tjetër pasion i imi, të cilin mundohem ta shpreh sa herë që mua më jepet mundësia. Unë kam botuar librin tim të parë publicistikë e së shpejti do të kemi dhe projekte të tjera . Pra, në secilin profesion që ju keni përmendur Era mundohet të jetë profesioniste e të japë më të mirën e saj kudo që të jetë. Unë mendoj nëse ke dëshirë dhe vullnet për të punuar çdo gjë shkon mirë.
Nga Librazhdi, jeton në Tiranë, ndërsa fundjavat janë gjithmonë në Durrës, si është jeta juaj e ndarë mes 3 qyteteve?
Një pyetje e bukur… e cila më kthen sërish kohë pas. Librazhdi është vendlindja ime dhe nga ky qytet kam kujtime të bukura , por mbi të gjitha nga ky qytet kam këtë emër që unë jam sot. Nga Librazhdi im i vogël ka nisur çdo gjë e bukur e imja, nga ky qytet kam hedhur hapat e parë në gazetari ku nuk reshta së dhëni kronika pa fund në ora neës dhe shkrime pa fund ne median e shkruar. Po ashtu në këtë qytet kam prezantuar shumë aktivitete kulturore, seminare, gjithashtu nga ky qytet kam filluar dhe të këndoj. Në këtë qytet kam punuar mësuese për katër vite e kam nostalgji për ish-nxënësit e mi që dhe tani kur shkoj më përshëndesin e kjo është ndjesia më e bukur. Kam mall për këtë qytet, kujtoj me nostalgji të gjitha vite që kam kaluar aty.
Po në këtë qytet kam kaluar vitet e mia më të bukura të fëmijërisë që i kujtoj me shumë dashuri. Tirana qytet ku jetoj prej katër vitesh. Pas shkëputjes nga Librazhdi vendosa të jetoj në Tiranë për një të ardhme më të mirë ku fillova punë si gazetare, por sigurisht hapësirat për t’u marrë me muzikë janë më të mëdha. Këtu kaloj mirë me miqtë e me mikesha, pas këtyre viteve qëndrimi kam kujtime të bukura. Kurse qyteti i Durrësit ku unë gjendem çdo fundjavë jeton familja ime që unë jam shumë e lidhur dhe nuk mund të rri pa i takuar çdo fundjavë.Gjithashtu, në Durrës kam mbaruar gjimnazin dhe kam kaluar moshën time më të bukur adoleshencën ku kam kujtime pa fund të bukura. Me Librazhdin më lidh malli për vendlindjen, me Tiranën më lidh puna se aty punoj ,e me Durrësin me lidh familja dhe adoleshenca ime, tre qytete që zor t’i ndaj nga njëri-tjetri .
Çfarë projektesh do kemi nga ju në muzikë dhe letërsi?
Së shpejti do të nxjerrë këngën time të re së bashku me klip, besoj fillimi i shtatorit do jetë në transmetim e po ashtu së shpejti del në botim libri im i dytë, po këtë herë me poezi. Do të kemi dhe projekte të tjera nga ana e profesionit por më mirë le mos i themi të gjitha të mbeten ca surprizë (qesh).
E guximshme… a mund të kujtoni ndonjë “çmenduri” që tani pas shumë kohësh kur e kujtoni ju bën të qeshni?
Kam shumë guxim dhe goxoj për gjëra të mëdha e them me vete të dalë ku të dalë ,se mbi të gjitha po nuk guxove gjërat nuk vijnë vetë .Unë gjithmonë që e vogël vetëm çmendurira kam bërë se kam qenë gjithmonë tip mistreceje (qesh). Nuk i lija dy gurë bashkë. Por, ajo që unë kujtoj kur punoja korrespodente e ora neës ishte dimër e kishte ndodhur një aksident në Qafë-Thanë e më duhej të shkoja në vendngjarje por ishte rruga e bllokuar e nuk lëvizje dot pa zinxhirë në makine, por unë as që e çava kokën fare por u nisa drejt Qafë Thanës duke rrezikuar sigurisht. Më kujtohet si tani që kam qenë e vetmja në timon që po qarkulloja e derisa kolegët e tjerë ishin të parkuar rrugës, unë xhiroja gomat, por në fund ia dola se për fatin tim të mirë kisha makinë të sigurte me rrota aktime e në moment që u futa të raportoj “ live”, nga studjo më thanë “ Era je e çmendur po si mbërrite deri atje” (qesh). Po ashtu kam bërë çmenduri me shoqërinë pa fund, por që për momentin nuk po më kujtohen.
Si është Era në raport me miqtë?
Era në shoqëri është gjithmonë e dashur dhe e qeshur ,e sjellme e me edukatë. Jam e lumtur që kam miq dhe mikesha shumë të mirë, që unë kaloj kohën time të lirë me ta, duke dalë për dreka apo darka e duke i futur një dorë të qeshura . Janë miqtë e mikeshat e mia që mua më bëjnë të lumtur në momente që vërtet kam nevojë. Dhe me këtë rast dua t’i falenderoj nga zemra për kohën që kalojmë me njëri-tjetrin .
Një tjetër veçori e juaja është mirësia… jeni gjithmonë e gatshme të ndihmoni.
Unë në fakt që e vogël i ndihmoja shokët e shoqet e mia dhe me ka mbetur si karaktetistikë imja më e fortë, njerëzit gjejnë mbështetjen që duan tek unë. Gjithmonë jam me parimin bëj mirë se gjen mirë. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për njeri-tjetrin, pse jo kush më pak e kush mës shumë. Sidomos talentet e rinj gjithmonë i motivoj e i promovoj sa herë mua më jepet mundësia e për këtë jam krenare për veten time se të pakten kam respektin njerëzor.
Dashuria për ju më shumë se çmenduri apo thjesht një ndjenjë?
Dashuria për mua është një ndjenjë e bukur që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, lum ai /ajo që e përjeton. Është gjëja më e bukur që njeriut mund t’i ndodhë. Falemindrit për intervistën dhe ju uroj punë të mbarë!/Shekulli/