Albspirit

Media/News/Publishing

Etilda Gjonaj: Drejtësia po merr formë

Procesi i Vettingut dhe reforma në drejtësi, kërkojnë krijimin e institucioneve të reja të sistemit të Drejtësisë. Dhe për rrjedhojë edhe ambientet të reja. Këtë të mërkurë, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri të ditur vendimin e qeverisë për dhënien e mjediseve për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit dhe Kolegjit të Apelimit, pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë. “Në mbledhjen e parë qeveria mori vendimin për vënien në dispozivcion të mjediseve të punës për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit.  Sot qeveria bëri një hap tjetër të rëndësishëm, miratoi vendimin e tij për vënien në dispozicion të ambienteve për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke mundësuar kështu ofrimin e kushteve logjistike dhe infrastrukturore të nevojshme për funksionimin e tij. Me këto dy vendime qeveria shqiptare i jep mbështetjen e plotë infrastrukturore dhe logjistike për organet e vettingut. Njëkohësisht qeveria shqiptare është angazhuar dhe shprehur e gatshme me mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen financiare për pagat dhe stafet të organeve të vettingut, vendim i cili po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve dhe që do miratohet shumë shpejt në Kuvend”, tha Ministrja Gjonaj.

Please follow and like us: