Albspirit

Media/News/Publishing

Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani

Një lajm shumë i mirë për qytetarët e Shqipërisë që jetojnë në Gjermani. Kështu është shprehur, Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme për realizimin e një prej premtimeve të Samitit të parë të Diasporës, njoftojnë mediat shqiptare.

Bushati në rrjetet sociale ka njoftuar firmosjen e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore nga ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko, marrëveshje që shërben përtej fushës së pensioneve, përcjell Albinfo.ch. Në këtë marrëveshje përfshihen edhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shëndetësore, lejet e lindjes, sigurimi për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimet e papunësisë, përfitimet familjare e shumë të tjera.

Njoftimi i plotë

Lajm i mirë për bashkatdhetarët tanë.
Një nga premtimet e Samitit të parë të Diasporës tashmë u bë realitet. Ambasadori ynë në Gjermani Artur Kuko sot ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të. Qeveria shqiptare është e angazhuar që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende ku ka një prani të madhe të shqiptarëve.

 

Please follow and like us: