Albspirit

Media/News/Publishing

Albi Nako flet për divorcin me Klaudia Pepën, përlotet në emision

Divorci mes koreografit të trupës së baletit në Tv Klan, Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale. Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina”, Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit. Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumë vjeçare, ata i kanë dhënë shpirtin njëri – tjetrit, ndërkohë që shtoi se Klaudia do të jetë gjithmonë në zemrën e tij. Nako tha se edhe pas divorcit, ata vijojnë të kontaktojnë me njëri-tjetrin edhe për gjërat më të rëndësishme. Klaudia i kishte lënë atij një videomesazh në emisionin “Rudina” në të cilin Albi ishte i ftuar dhe kjo gjë e ka bërë atë të përlotet. “Unë nuk isha i papërgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se ç’do të ndodhë. Por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.

 

/

Please follow and like us: