Albspirit

Media/News/Publishing

Cinizëm mediatik me ngjarjen tragjike të djegjes së tre fëmijëve

Me vetëdije të plotë profesionale disa portale zgjodhën të mos publikojnë foton e tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Romanat të Durrësit. Një ngjarje e rëndë, e mbuluar me disa foto të verandës ku dukeshin vetëm mobiljet e shkrumbuara. Një pjesë tjetër e medieve zgjodhën jo vetëm të publikojnë foto të hershme të trinjakëve të ndjerë, por edhe trupat e shkrumbuar. Cinizëm, amoralitet dhe makutëri e madhe kjo për pak audiencë më shumë. Çfarë interesi mund të ketë publiku për të parë trupat e karbonizuar? Çfarë interesi mund të ketë publiku për të parë trupin e të miturve kur ishin gjallë, teksa u dukeshin vetëm pantallonat dhe atletet? Nuk është rasti i parë ky i Romanatit në Durrës. Kështu ka ndodhur edhe kur një grua u nxor me emër dhe me mbiemër në momente dhune nga kunati i saj dhe familjarët e bashkëshortit, teksa filmohej kur flinte me të dashurin në sy të fëmijëve, sipas versionit interpretuar nga media që publikonte videon. Ka edhe raste të tjera që më pak se informojnë, bëhen vetë pjesë e problemit, ngulmojnë në detaje tragjike me papërgjgjshmëri profesionale dhe morale njëkohësisht.

 

Please follow and like us: