Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin fotografitë, kush është 18- vjeçarja që u vetëvra në Kukës?

Aurela 18 vjeç, vajza që shihni në foton më poshtë, prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit. Pas një operacioni  të gjerë, Policia e Kukësit  arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës. Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar. Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes. Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfiljimit. E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk kishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë. Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, katër motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes, transmeton ‘klan plus’. Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet  në  bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

 

Please follow and like us: