Albspirit

Media/News/Publishing

Flaku gruan nga dritarja, monstra e Fierit dënohet vetëm 35 vjet burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me vetëm 35 vjet burg Ferdinand Rukon i cili hodhi nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin bashkëshorten Liljana Ruko. Pavarësisht se gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm ai do të kryejë vetëm 35 vjet burg pasi e ka pranuar krimin. Familjarët e Liljana Rukos, e kanë konsideruar turp vendimin e gjykatës. Vëllai i Liljanës ka thënë se Gjykata e mëshiroi vrasësin edhe pse ai veproi gjakftohtë. Prokuroria e Krimeve kërkoi burgim të përjetshëm për Rukon, gjatë pretencës së dhënë më 12 shtator 2017. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik ndodhi më 3 dhjetor 2016 në lagjen “Kryengritja të Fierit”, në këtë qytet. 52-vjeçari monstër pas një debati e kishte zhveshur viktimën dhe e kishte futur në banjo, ku dhe kishte ushtruar dhunë makabre.

Please follow and like us: