Albspirit

Media/News/Publishing

Kanionet e Erzenit me vaska të mrekullueshme, 20 km larg nga Tirana

Këto kanione të mrekullueshme ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen dhe janë vetëm 20 km larg Tiranës. Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh në to. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve. Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për tu larë dhe për të bërë banjo dielli. Për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit duke qenë se ato ndodhen poshtë saj në lumin Erzen.

Fotot: Valter Zhara

Please follow and like us: