SHBA, Rama takon presidentin turk Erdogan
Në vizitën e tij në SHBA, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentin turk, Rexhep Tayp Erdogan.
Lajmin për e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat theksojnë se Rama dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedime dypalëshe për rreth 30 minuta.
Detaje mbi takimin nuk janë publikuar, por mësohet se në fokus kanë qënë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe projektet konkrete për investime në vendin tonë.
Një ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin amerikan Donald Trump dhe së bashku me të dhe bashkëshortet e tyre, Linda dhe Melania realizuan edhe një fotografi, që shefi i qeverisë shqiptare e postoi në faqen e tij në “Facebook” dhe e cilësoi foton e ditës.
Në takimin e zhvilluar në Nju Jork Rama dhe Erdogan kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Takimi u zhvillua në hotel “Penisula” dhe të pranishëm kanë qenë ministrat e Jashtëm respektivë dhe anëtarë të stafit të dy kabineteve qeveritare.