Albspirit

Media/News/Publishing

Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, arrestohet tutorja 60-vjeçare në Vaqarr

Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçare për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion. Ajo është Rolanda Qose, e cila shfrytëzonte lokalin e saj në Vaqarr për prostitucion. Policia thotë se 60-vjeçarja i gjente klientë 46-vjeçares me iniciale M.Gj. Kjo e fundit është proceduar në gjendje të lirë së bashku me 40-vjeçarin me iniciale E.M, i cili u kap në flagrancë. Dy të proceduarit në gjendje të lirë akuzohen për veprën penale të prostitucionit.

Please follow and like us: