Albspirit

Media/News/Publishing

Thaçi kërkon një garë të dinjitetshme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar për hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka uruar për një garë të dinjitetshme dhe përkushtim për qytetarin e Kosovës.

“Sot, zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet komunale në Kosovë. I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Please follow and like us: