Vuçiç: Zgjidhja e problemeve me Kosovën prioritet i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se zgjidhja e problemeve politike me Kosovës është një ndër tri prioritetet e vendit të tij.
Mësohet se Vuçiç ka thënë në selinë e OKB-së se Serbia është e gatshme për kompromise të rënda për kërkimin zgjidhjes së problemeve të rënda.
“Është një hap fakti që në Kosovë përgjatë 4 viteve të fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje me sfond etnik” – u shpreh ai në selinë e OKB-së, transmeton Gazeta Metro.
“Po përpiqemi për stabilizimin gjithëpërfshirës në Ballkan. Kërkojmë qetësi dhe jemi kundër fyerjeve dhe sulmeve, sepse pajtimi është më e rëndësishme se gjithçka.” – u shpreh Vuçiç.
Please follow and like us: