27-vjeçarja nga Korça pret damarët te kisha e Laçit
Një 27-vjeçar nga qyteti i Korçës, ka zgjedhur pikërisht vendin ku njerëzit shkojnë me shpresë për mrekulli, që të tentojë t’i japë fund jetës.
Policia e Kurbinit bën me dije se një vajzë ka prerë damarët e dorës në rrugën e kishës në Laç, e ndodhet në spitalin e qytetit. Sipas burimeve, ajo ka vepruar në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 21.09.2017, në spitalin e Laçit ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja A.G, vjeç 27 banuese në Vithkuq, Korçë, pasi në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: