Albin Kurti kërkon falje për deklaratat antisemite të Visar Korenicës
Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se partia e tij e ka qortuar kandidatin e VV’së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për deklaratat e tij antisemite. “Ne e qortuam kandidatin tonë në Rahovec, kurrë nuk do ta përsërisë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti. Deklaratat e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për zhdukjen e Izraelit, i ka komentuar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.Ish-lideri i VV’së ka thënë se deklarata e Korenicës është e gabuar dhe e padrejtë. “Kjo deklaratë është e gabuar dhe e pa drejtë, nuk është dashur të thuhet. Ne e kemi qortuar për deklarata e tij dhe kjo nuk do të përsëritët më. Ne këtë qortim e kemi bërë në takime me të. Ai ka treguar qëndrimin e tij dhe është penduar. Ai ka thënë se ketë deklaratë e ka bërë nga zemërimi dhe se tash nuk e ka këtë qëndrim. Unë besoj në ndryshimin e njeriut”, ka thënë Kurti në KTV. Kurti ka kërkuar edhe falje për deklaratat që i ka bërë Korenica.