Albspirit

Media/News/Publishing

Dafina Zeqiri në përkrahje të viktimave në Meksikë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dafina Zeqiri që së fundmi krijoi famë në SHBA me projektin “Four Seasons”. Premiera e fundit e titullohet “Told ya”, kurse Duffye nuk ka mundur të shijojë menjëherë suksesin e projektit. Ajo u prek nga tërmeti në Meksikë, ku vdiqn mbi 300 persona. “Duke u lutur për të gjithë të prekurit në tërmetin e Meksikës. Niveli i kaosit në botë është jo real. Lutuni për botën, ndihmoni njëri-tjetrin. Dashuri”, u shpreh Duffye. Dafina kështu kërkon që të gjithë të luten për paqe në botë. Këtë verë ajo nuk mbajti asnjë koncert në trojet shqiptare dhe qëndroi në SHBA.