Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kaduku: Facebook memory!

 

Pikërisht një vit më parë në Aeroportin e Strasburgut. Përcjellja e tim bir Emit për përfundimin e vitit të fundit e studimeve në Universitetin Ekonomik të Vienës. Një gëzim në të njëjtën kohë një dhembje e madhe. Gëzim se po realizon ëndërrën tonë për një shkollim brilant. Një dhembje e madhe sepse jam i ndërgjegjshëm që djali im i vetëm megjithë dëshirën e madhe që ka të kthehet në atdhe dhe të kontribuojë për të mirën tonë e të vendit, është i ndërgjegjshëm që Shqipëria jonë nuk ka të ardhme! Të ardhme në Shqipëri ka vetëm për pinjollët e oligarkëve dhe të politikanëve plehra! Shpresën e fundit për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë e zhduku i ashtuquajturi “lider” i opozitës, Hollandezi Fluturues i PD me sharlatanët e oborrit! Turpi ju mbuloftë dhe Zoti ju dënoftë aty ku ju dhemb më shumë o të pashpirt që po na ndani për së gjalli me gjënë më të shtrenjtë!

Please follow and like us: