Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Cika replikon me Fatos Lubonjën: Mos na shit broçkulla që janë të konsumuara…

 

 Fotografia e Mimoza Cika

Mirmëngjes të gjithëve dhe veçanërisht ti, o Fatos Lubonja (megjithë respektin që kam si publicist). Kadare e ka thënë vetë qysh në 1996 se ka shkruar edhe me emrin Gent Arbana. Merre këtë libër dhe shfletoje njëherë e mos na shit broçkulla që janë të konsumuara…

“Unë kam disa shënime të shkruara në kohën që kam qenë në gazetën ‘Drita’, të cilat i kam botuar me emrin Gent Arbana, që nuk shkojnë më shumë se njëqind faqe dhe që nuk janë krijimtari. Kanë qenë informacione për letërsinë që botohej në atë kohë. Mund t’ju them se pjesa më e madhe e autorëve dhe veprave që janë kritikuar në ato informacione kanë qenë vërtet për t’u kritikuar dhe unë edhe tani kam të njëjtin mendim si më parë. Eshtë përmendur se në ato shkrime paskam kritikuar Solzhenicinin dhe është e vërtetë që e kam kritikuar. Dhe prapë nuk ndërroj mendje, sepse e kam kritikuar jo për veprën artistike, por për frymën rusomadhe të saj. Ai është një shkrimtar i madh, unë kam admirim për artin e tij, por nuk mund të pranohet bashkë me këtë art dhe shovinizmi rus. Solzhenicini është shprehur edhe kohët e fundit kundër interesave kombëtare shqiptare, kundër një zgjidhjeje pozitive për Kosovën”.

Please follow and like us: