Nëse Vettingu do jetë në dorën e këtyre analfabetëve, “na mori lumi”
Kandidatët për anëtarë të organeve të reja të Vetting-ut, e kanë tronditur jurinë me përgjigjet e tyre.
Juria ka mbetur e shokuar nga përgjigjet e pedagogëve të juridikut dhe magjistraturës, pasi nuk kanë pasur njohuri elementare në fushën e tyre.
Sigurisht ka pasur edhe pyetje “provokuese”, por të tjerat kanë qenë të gjitha nga fusha e tyre, dhe trajtimi i rasteve të veçanta në drejtësi.
Ajo që ra në sy është fakti se kandidatët nuk njohin prokurorët dhe gjykatësit me emër si Alush Dragoshi, apo Maks Haxhia pas pyetjeve të drejtuara nga Përparim Kabo. Kujtojmë se 5 kandidatët aplikuan të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë mbi prokurorët dhe gjykatësit.
Madje, disa prej tyre shprehen konfuzë edhe kur pyeten se çfarë libri kanë lexuar së fundmi. Për më tepër, shikoni videon e publikuar nga “Channel one”.