Albspirit

Media/News/Publishing

Operacion policor në Vlorë për bllokimin e mjeteve luksoze

Forcat Speciale dhe RENEA, kanë nisur një operacion në Vlorë për bllokimin e mjeteve luksoze si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Efektivët kanë kryer një sërë kontrollesh në makinat luksoze.

Një ditë më parë, drejtori i Policisë së Shtetit, Çako zhvilloi një takim dje me drejtuesit lokalë të Elbasanit nga ku paralajmëroi se Policia e Shtetit do të jetë në çdo qytet per te rivendosur rendin dhe qetësinë.

Duke folur dje nga Elbasani, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, tha se “e kemi ndërmarrë këtë operacion, i cili nuk do të jetë vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale”.

Ai tha se Policia e Shtetit do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rend dhe qetësi.

Në aksionin e policisë së Vlorës, janë përfshirë efektivët e këtij qyteti të mbështetur nga forcat RENEA dhe ato të FNSH.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjesëtarë të grupeve kriminale.

Please follow and like us: