Albspirit

Media/News/Publishing

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë, Kumbaro: Datë e paharruar

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kujtoi sot 3-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ministrja Kumbaro risolli në vëmendje vizitën e Papës në vendin tonë, përmes disa fotografive të realizuara ditën e vizitës së tij historike në Tiranë. Në mesazhin e saj, Kumbaro e cilëson 21 shtatorin 2014, një datë të paharruar, duke shtuar se ndjehet shumë e nderuar dhe me shumë fat. “21 shtator 2014. Një datë e paharruar që më bën të ndjehehem përunjësisht shumë e nderuar dhe me shumë fat”, shkruan Kumbaro. Më 21 shtator 2014 Papa Françesku vizitoi Shqipërinë. Një nga arsyet e vizitës së Papës kishte të bënte me vlerësimin e traditës së shëndoshë shqiptare të harmonisë fetare, një traditë e përshkruar si një model për pjesën tjetër të botës.

Please follow and like us: