Albanët me famë në mijëvjeçarë, nga Troja e lashtë deri në ditët tona
PO HAP KETE TEME ME LIBRIN E SHKRUAR NGA ELENA KOCAQI. SIPAS FJALEVE TE VETE AUTORES:
KY STUDIM KA SI OBJEKT FIGURAT MË TË FAMSHME SHQIPTARE, OSE ME RRËNJË SHQIPTARE, TË CILËT KANË LËNË GJURMË TË THELLA NË HISTORINË BOTËRORE. SHQIPTARËT JANË KRIJUESIT DHE QEVERITARËT E PERANDORIVE MË TË MËDHA TË NJERËZIMIT; PERANDORITË, SI AJO E ALEKSANDRIT TË MADH, ROMËS,
Bizantit dhe Osmanëve, janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët.
ATA NË ROLIN E QEVERITARËVE, I KANË DHËNË BOTËS ZYRTARISHT FENË NJËZOTËSHE DHE JANË ARKITEKTËT DHE FINANCUESIT E VEPRAVE TË KULTIT MË TË VJETRA DHE MË TË FAMSHME TË BOTËS.
SHQIPTARËT KANË DHËNË KONTRIBUTIN E TYRE PËR KRIJIMIN E DISA SHTETEVE MODERNE SI TË EGJIPTIT, TURQISË, GREQISË, RUMANISË, ITALISË ETJ. ATA STUDIUES TË HUAJ, TË CILËT E NJOHIN HISTORINË, E VLERËSOJNË LART KONTRIBUTIN QË KANË DHËNË SHQIPTARËT PËR QYTETËRIMIN BOTËROR.
NJË NGA KËTA ËSHTË AMERIKANI XH. WILLIAMS, I CILI E DËNON ASHPËR PERSEKUTIMIN E SHQIPTARËVE NË SHEKULLIN E XX, KUR THOTË SE: “ËSHTË TRAGJEDI TEJ ÇDO PËRFYTYRIMI QË KJO RACË E MADHE DHE SHUMË E LASHTË TË KATANDISEJ NË KËTË GJENDJE, E CILA MERITON TË QUHET SKANDAL I QYTETËRIMIT EVROPIAN”.
KA ARDHUR KOHA QË TË NJIHET E VËRTETA HISTORIKE DHE SHQIPTARËVE T’U JEPET VENDI QË MERITOJNË, PËR KONTRIBUTIN QË KANË DHËNË NË HISTORINË E QYTETËRIMIT BOTËROR.
SHQIPTARËT JANË GJYSHËRIT E KOMBEVE DHE GJUHËVE TË EVROPËS, SI DHE KRIJUESIT E QYTETËRIMIT MË TË LASHTË ETNIK EVROPIAN DHE NUK E MERITOJNË TË TRAJTOHEN SIÇ JANË TRAJTUAR, SIDOMOS NË SHEKULLIN E XX. BOTA DUHET TË DIJË TË SHFRYTËZOJË DHE TË KANALIZOJË AFTËSITË E SHQIPTARËVE NË DREJTIMIN E DUHUR, PËR TË KONTRIBUAR PËR TË MIRËN E NJERËZIMIT DHE, PËR TA BËRË KËTË, AJO DUHET TË NJOHË HISTORINË E VËRTETË TË KËTIJ KOMBI.
NË KËTË LIBËR, PËR HERË TË PARË PËRFSHIHEN FAKTE TË MARRA NGA BURIMET MESJETARE PERËNDIMORE, NË TË CILAT FLITET PËR ORIGJINËN ILIRO-TROJANE TË POPUJVE TË PERËNDIMIT, APO RACËS GJERMANIKE NGA KU DEL QARTË ROLI I MADH I GENIT SHQIPTAR NË FORMIMIN E KOMBEVE TË EVROPËS DHE TË GJUHËVE TË TYRE.
KËTO TË DHËNA MENDOJ SE MERITOJNË TË SHIHEN ME KUJDES NGA HISTORIANËT SHQIPTARË DHE TË HUAJ.
PËR TË NXJERRË TË VËRTETAT HISTORIKE, TË CILAT PËR NJË HISTORIAN JANË TË RËNDËSISHME, JAM MBËSHTETUR NË BURIMET HISTORIKE PARËSORE, SI TË ANTIKITETIT DHE TË MESJETËS, I KAM BALLAFAQUAR KËTO BURIME ME NJËRA TJETRËN SI DHE ME TË DHËNA TË TJEAR.
SHPRESOJ QË TË KEM DHËNË SADOPAK KONTRIBUT MBI NJOHJEN DHE RIVLERËSIMIN E HISTORISË SË VËRTETË TË SHQIPTARËVE. FALËNDEROJ ZOTIN E VETËM TË TË GJITHË NJERËZIMIT, QË E DUA MË SHUMË SE ÇDO GJË NË KËTË BOTË, I CILI MË KA DHËNË VULLNETIN PËR TË STUDIUAR DHE ÇDO GJË QË UNË KAM.
FALËNDEROJ PRINDËRIT DHE PROFESORËT E MI PËR EDUKIMIN TIM, NGA ANA NJERËZORE DHE PROFESIONALE SI DHE TË GJITHË INTELEKTUALËT SHQIPTARË PËR MBËSHTETJEN QË MË KANË DHËNË NË PUNËN TIME.