Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kruti: Portret midis yjesh

 

Diçka kam harruar atje jashtë.
Një gjysmë hënë ndezuar a një
zjarr,
S’e mbaj mend mirë.
Vij rrotull nëpër oborr
dhe mbledh dy-tre shegë,
I mbaj ne gji…


Ulem gjithë merak, në prag.
Më paska marrosur vjeshta.
Pastaj, vi rrotull nëpër dhomë dhe cepave të mureve ku varen yjet,
var portretin tënd.


E shoh dhe më vret gjithë madhështi.
E shoh, dhe seç më kap ne gji.
E shoh dhe ti, rri aty midis yjesh
ndërsa mua këtu më merren mentë…

Please follow and like us: