Bebe Rexha nuk i harron këngët shqiptare
Këngëtarja e njohur Bebe Rexha gjithmonë ka treguar me krenari faktin se është shqiptare. Edhe pse është mjaft e famshme kudo në botë, Bebe nuk e harron origjinën e saj. Madje ajo këtë verë ishte në Shqipëri ku takoi edhe kushërinjt e saj, të cilët janë gjithashtu të njohur në vendin tonë. Bebe ka një lidhje gjaku me familjen e Monika Kryemadhit. Por le të kthehehmi në LA ku edhe Bebe jeton. Ajo sot përmes një postimi në Instastory ka treguar se babi i saj ka shkuar për të vizituar.


Ajo shkruan bashkangjitur videos “Vjen babi në LA dhe ja çfarë ka pastaj në televizorin tim”. Epo ku ka më mirë…