Drago Siliqi: Lirikë
Që ditën e parë të dashurisë
Ne fjalët tona ligje i bamë:
Përgjysëm çastet e lumtunisë
Përgjysëm hallet tona ndamë
Çdo gja përgjysë do e kemi në jetë,
Qysh dy fatet i bashkuem
Kur njani frymëzim të ketë
Do të jetë dhe tjetri i frymëzuem…
Unë flas për ty e ti për mue
Si për vetveten, kush t’na pyesë
Dhe me ba fjal’ e me u zemrue
Të drejtë kemi gjyspërgjysë!
Në t’ardhmen, vajz’ a djalin tonë
Përgjysë do e kemi unë’ e ti
Por gjysmat tona gjithmonë
Janë e mbeten vetëm nji…
Moskë, 22 tetor 1954.
Please follow and like us: