Kush janë zëdhënësit e rinj të ministrave?
Pasi zgjodhën sekretarët e Përgjithshëm, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama 2” kanë zgjedhur edhe këshilltarët mediatikë, ata që do bëjnë lidhjen dhe rakordimin me mediat. “Panorama” publikon listën me emrat e tyre. Kështu, Glevin Dervishi që ka qenë te Ditmir Bushati, ka kaluar tashmë te zëvendësministrja Senida Mesi. Edlira Prendi, këshilltarja e Kodhelit, ka kaluar te ministri Bushati. Albana Qehajaj, që deri në mandatin e pare ka ka qenë te ish ministrja Gjermeni, tashme do te jete keshilltare te Mbrojtja, te ministrja Olta Xhacka. Këshilltari i Peleshit, Fatjon Hoxhalli, do të vazhdojë po te Peleshi. Hyrje e re është Ana Shkreli, vajza e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku, e cila është caktuar këshilltare e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Pa keshilltarë deri tani kanë mbetur ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Emrat e këshilltarëve
- Senida Mesi- Glevin Dervishi
- Ditmir Bushati- Edlira Prendi
- Olta Xhaçka- Albana Qehajaj
- Fatmir Xhafaj- Ardi Bita
- Arben Ahmetaj- Alba Caroshi
- Damian Gjiknuri- Dardan Malaj
- Lindita Nikolla- Denisa Ruzi
- Mirela Kumbaro- Jonida Hitoveizi
- Niko Peleshi- Fatjon Hoxhalli
- Ogerta Manastirliu- Etiola Kola
- Blendi Klosi- Rovena Moçka
- Sonila Qato- Ana Shkreli