Albspirit

Media/News/Publishing

Lekë Dukagjini i vrau burrin, princesha Jerina Dushmani përfundon në manastir

 

Jerina Dushmani, padyshim ishte princesha më e bukur shqiptare, sipas rrëfimeve të historianëve. Të paktën, shkrimet e shekullit XV apo dhe më pas, tregojnë për një bukuri të rrallë, duke e krahasuar atë me Helenën e Trojës. Në fakt, edhe historia e tyre është paksa e ngjashme. Jerina ishte e bija e princit shqiptar Lekë Dushmani. Bukuria dhe historia e saj, që prej shekujsh u përcoll brez pas brezi, ka edhe tragjedi brenda saj. Bukuria e saj, ishte shkaku e konfliktit mes dy princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe Princit Lekë Zaharia. Jerina u dashurua me princin Lekë Zaharia, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Lekë Dukagjini. Duke dashur që të hakmerret, Lekë Dukagjini, vrau Zaharinë. Pas vdekjes së princit Lekë Zaharia, Jerina e Dushmanëve nuk pranoi të martohet me Lekë Dukagjinin. Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali. Para vdekjes ajo la amanet, që trupi i saj të sillet në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, Princit Lekë Zaharia.

Please follow and like us: