Albspirit

Media/News/Publishing

Marina Vjollca zbulon shtatzëninë

Marina Vjollca dje ka treguar në “Xing me Ermalin” sesi është njohur me Getoarin, me të cilin oak javë më parë u kurorëzua.

“Historinë tonë e kemi pasur shumë të avashtë. Kemi dashur që lidhja jonë të mbetej private por ka qenë e pamundur. Në fillim kemi pasur kontakte nga puna por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty”, tregoi Marina.

“Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?”, tha moderatorja. Ndërsa Geti i ishte përgjigjur: “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syrin)”.

“Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua”, tregoi Marina duke shtuar se nuk i kishte kthyer Getoarit përgjigje për një kohë të gjatë.

Më pas reperi i kishte shkruar sërish: “Hë mi ti pse s’kthe përgjigje? T’ka ngel hatri?”. “Jo, jo por jam shumë e zënë me punë”, ja kishte kthyer Marina.

“Tani do vij në Tiranë dhe sapo të vij do të marr në telefon të takohemi për kafe”, i kishte shkruajtur Getoari. Më pas tregon Marina se u takuan dhe takimet u bënë të shpeshta dhe u dashuruan.

Por Marina foli edhe për shtatzëninë e saj.  E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se kur planifikonin ajo dhe Geti të bënin fëmijën e parë, Vjollca u përgjigj: ‘Nuk e kemi menduar, është vullnet i Zotit’!

Please follow and like us: