Vizatimet e Ramës shfaqen në Bienalen e Venecias
Edi Rama nuk humbet asnjëherë rastin të shpalosë talentin që mendon se ka në pikturë. Njësoj siç krijonte ekspozita në New York me vizatimet e tij të famshme mbi fletë axhendash politike, të cilat duhet thënë se nuk i ka zhvilluar edhe aq më tej, edhe kësaj here është në kërkim të suksesit në Bienalen e Venecias.
Në stendën e Shqipërisë shihet fare qartë shndërrimi i saj thuajse në një zyrë të Ramës, me vizatimet e tij në mure, duke kopjuar identik muret e zyrës së tij në Kryeministri, të cilat i shndërroi pak pasi u ul në karrigen e pushtetit.
Por edhe në hyrje të bienales Rama ka ekspozuar një nga vizatimet e tij, ku artistët organizues kanë përshkruar në italisht se kush është artisti-kryeministër.
Please follow and like us: