Albspirit

Media/News/Publishing

Bota në alarm! Korea përgatit shpërthimin më të madh nuklear në histori

Koreja e Veriut mund të ketë planifikuar shpërthimet më të mëdha bërthamore në historinë e njerëzimit.

Ministri i Jashtëm koreanoverior, Ring Yong Ho, raportohet t´u ketë thënë gazetarëve se Kim Jong Un po e merr në konsideratë një test të tillë.

“Mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i një bombe me hidrogjen në Paqësor”, tha Yong Ho për gazetarët në Kombet e Bashkuara në Neë York të enjten, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve “Yonhap”.

Në një fjalim para Kombeve të Bashkuar, presidenti Trump e quajti Kim Jong Un-in “njeriu raketë” dhe kërcënoi ta “shkatërrojë plotësisht” Korenë e Veriut nëse SHBA-të detyrohen të mbrojnë veten apo aleatët e tyre.

Jong Un reagoi me një deklaratë të shkruar ku e quajti Trumpin “matuf të rrjedhur amerikan”.

Koreja e Veriut ka kryer disa teste bërthamore, por të gjithë brenda një tuneli nëntokësor. Një shpërthim bërthamor në ajër, tokë apo ujë nuk ka ndodhur prej dekadash.

SHBA-të, Rusia, Kina dhe shtetet e tjera kanë kryer më shumë se 2 000 teste bërthamore që prej vitit 1945, shkruan tesheshi.com.

Më shumë se 500 prej këtyre testeve u kryen në tokë, hapësirë ose nën ujë, por shumica kanë ndodhur përgjatë kohës së Luftës së Ftohtë, para se rreziku ndaj njerëzve të pafajshëm dhe ambientit të kuptohej plotësisht.

Problemi më i madh është se testet bërthamore krijojnë mbeturina radioaktive, teksa ato që kryhen në tokë dhe ujë krijojnë shumë më shumë se ato nëntokë.

Në rastin e një testi bërthamor në ujë, bomba ngre ujin lart, po kështu mbeturinat dhe materiale të tjera duke krijuar tonelata me mbetje radioactive, të cilat ngrihen duke u ngjitur në atmosferë zhvendosen për shumë kilometra.

Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, kjo ka vrarë shumë njerëz të pafajshëm, përfshirë peshkatarët japonezë dhe ende shkakton sëmundje kancerogjene, apo probleme të tjera me shëndetin.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut nuk bëri të ditur se kur apo ku mund të ndodhë testi bërthamor, por tha se mund të jetë më i fuqishmi në histori.

Në marsin e vitit 1954, SHBA-të testuan një raketë termonuklerane afër ishujve Marshal, 3 700 km në juglindje të Japonisë. Shpërthimi ishte i barabartë me shpërthimin e 15 milionë tonëve TNT dhe 1 000 herë më e fuqishme se sulmi amerikan në Hiroshima që la 150000 të vdekur. Shumë persona u vranë edhe nga një tërmet artificial i krijuar.

Të gjithë këto skenarë analizohen duke supozuar se Koreja e Veriut kryen një test termonuklear në mënyrë të kontrolluar, nëpërmjet aeroplanit, balonës apo ndonjë platformë tjetër të stacionuar.

Por ekziston rreziku që Pheniani të kryejë testin me raketë me rreze të gjatë apo të mesme veprimi.

Kjo do të nënkuptonte se Koreja e Veriut ka arritur kapacitetet e nevojshme për të nisur një sulm shkatërrues ndaj tokës amerikane.

Po ashtu, në këtë rast ekziston rreziku që raketa mund të shpërthejë rrugës ose në një distancë jo të afërt me objektivin e parashikuar.

Please follow and like us: