Albspirit

Media/News/Publishing

Bregu: Çfarë do bëjnë kritikët e Lulzim Bashës në PD?

Ish-deputetja e PD dhe një nga kritiket e kryedemokratit Lulzim Basha, Majlinda Bregu gjatë një interviste për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, komenton humbjen e PD në zgjedhjet e 25 qershorit dhe situatën ku ndodhet aktualisht.

Bregu foli për zhvillimet më të fundit në PD dhe çfarë do të bëjnë kundërshtarët e Bashës, pas paralajmërimit të këtij të fundit se fraksionet nuk do legalizohen.

Hera e parë që flasim pas zgjedhjeve të qershorit dhe parashikimi juaj që mënyra sesi po performonte Basha doli dhe sipas parashikimit tuaj PD do të humbiste, sipas jush cili është shkaku që PD humbi?
E para nuk jam e lumtur që më doli fjala. Është një nga ato rastet që nuk ka ndjesi gëzimi që mbase intuita të bën të jesh i qartë, ajo që ndodhi me PD gjatë zgjedhjeve ishte humbje e paralajmëruar prej vitesh. Mënyra sesi PD iu afrua ciklit zgjedhor për këdo që ka eksperiencë politike por edhe ata që kanë një nuhatje politike, shkarja drejt një humbje të thellë ishte e qartë duke nisur edhe nga zgjedhjet lokale të 2013. Pavarsisht prej 2013 me urdhër të lidershipit të PD pati një shkëputje mes deputetëve dhe strukturave. Kur nisi procesi i zgjedhjes së degëve na u kërkua të mos kishim asnjë lidhje dhe asnjë influencim, ishin koordinatorët të caktuar nga Basha ata që do drejtonin. Ishte momenti i parë kur grupi politik parlamentar i PD u pushkatua politikisht pasi nuk do të kishin asnjë lidhje dhe kontroll me degët e PD. Më pas nisi një lloj amullie mendoj që u krijua një shkëputje sepse nuk njihnim më kryetarët në degë, kjo krijoi një shkëputje, më pas gjendja u rëndua me zgjedhjet e 2015 ku pak vetë e dinë që kishte një strategji të shmangies së deputetëve dhe ish-ministrave që nuk duhet të shfaqeshin me kandidatin Halim Kosova. Ka patur debate brenda nesh pasi na kërkohej të mos dilnim të shoqëronim kandidatin pasi do të mund të kishte kosto elektorale.

Ndoshta kanë patur të drejtë sepse ministrat 8 vite në zyrë kishin krijuar një imazh negativ dhe mund të ndikonin për keq?
Unë mundn të bëj avokatin e shumë miqve por jo të gjithë atyre që japin urdhra të gabuara. Nuk mendoje se PD është një forcë ilegale, humbi në zgjedhjet e 2013, kryetari mori përsipër kosto dhe u largua. E për më tepër nuk u largua pas një qeverisje katastrofike. Por mendoj se një forcë që doli në opozitë nuk e ka luksin për të laruar kuajt e betejës në momentin që ka hyrë në fushatë, mund të ketë bërë më shumë dëm një drejtues sesa një ministër gjatë qeverishjë së PD. Kam gjetur një lëzije politikë pa vend.U bë e pamundur lidhja mes drejtuesve dhe elektorain, shumë persona kanë menduar se në zgjedhjet te e 2015 ne nuk kemi bërë fushatë, por po të pyesësh Halim Kosovën ai e di që nuk është kështu dhe kjo gjë krijoi një lloj hendeku. Në këta 4 vite opozitë ky problem u bë edhe më i madh, struktura ishin më inekzistente nuk kishte një model me ndarjen e re territoriale. Nuk kishte një qasje që strukturat të kishin një formnë. Ne hymë në një proces të mohimit të realitetit dhe faji gjithmonë shihej tek kundërshtari jo tek vetja. Ne nuk kemi humbur asnjë palë zgjedhje sipas drejtuesit të PD, dhe mbërritëm në këtë rezultat të 25 qershorit.

Sa ndikoi lista në këto zgjedhje?
Të gjithë e dinë si janë përgatitur listat e PD, por lista nuk ishte element i papritur pasi forumet e PD nuk ekzistonin.

E prisnit që nuk do të ishit në listë?
Isha e qartë e prisja, prisja duke njohur Bashën prisja hakmarrjen e njeriut të vogël.Nuk e mendon forcën politikën si një lopë që duhet ta mjelë por e mendon se është kalorsi i një karroje të madhe që duhet ta cojë përpara.

Cila ishte problemi më i madh i listës sipas jush?
Shumë gjëra më kanë habitur në atë listë, e para kam gjetur emra njerëzish që në mëngjes e kanë gjetur veten deputetët të propozuar nha krueyari, kjam habitur nuk lishin retorika e boshe e republiëks s ëre. Jam habitut kur nuk kam parë emra sidomos emri i Jozefian Topallit, kam folur atë natë me zonjën Topalli. Dhe ishte e turpshme dhe nuk tha ky është vendimi im dhe të paktën të shihte në sy.

PD ngriti çadrën dhe u bë takimi i 17 majit dhe brenda një kohë të shkurtër do bëhej lista, ndoshta nuk ka patur kohën fizike për ta bërë?
Nuk justifikohet. Nuk e detyroi njeri të mos merrte masat, PD ishte në një proces të gjatë për 3 muaj në cadër. Shumë prej nesh nuk i dolën kundër aksionit politik por qëndrime të hapura kundër bojkoti për zgjedhjet ishin të hapura e të shprehura. Ishte papjekuri politike pasi morëm përsipër mërinë e ndërkombëtarëve, Partive Popullore, morëm mbi vete dëmin që u shkaktua brenda vendit, humbëm kohën për zgjedhjet dhe mbërritën në një veprim që duhej të merrej pasi PD do të hynte në zgjedhje, por me një kosto të jashtëzakonshme. Refuzuam paketën MCAllister e cila do të ishte paketa që do ta nxirret me më shumë nder PD nga çadra.

Ofronte më pak se mirë se McAllsiter plus?
Nuk kishte një të tillë. Ishin sajesa që synonin ta nxirrnin Bashën sikur do fitonte më shumë. Nuk është e vërtetë. Emëroi 7 ministra që përgatitën një raport të diktuar nga Basha. Emëroi 7 ministra që do të siguronin nuk do të abuzohej me votën, sot kemi të njëjtin diskutim se votat janë manipuluar.

Çfarë mund të bënte tjetër kur të gjithë thoshin se zgjedhjet janë formalitet?
Sepase për zgjedhjet nuk bëhesh dh gati në ditën kur nuk ke nga tia mabsh, dhe bëhet një marrëveshje personale ku vendos për fatin e forëcs politike. Shpëton fatin tënd poloitik në kurriz të forcës politike. Kam dëgjuar debate nga deputetët njerëz që thoshin që nuk futemi në zgjedhje pa garantnatuar fitoren. PD nuk ëhstë parti e nivelit të fundit që të bëj për hedh teza se po nuk fituam nuk marrim pjesë në zgjedhje. Sot PD fatkeqësisht ka një grup parlamentar me njerëz rastësor, janë aty njerëz kanë bërë investime financiare, njerëz që kanë përballuar shpenzimet elektorale apo mënyra të tjera unë sot nuk e vërtetoj. Do të ishte mirë të kishte një kontroll. Nuk është rastësor grup politik në PD. Sot PD nuk bën luftë, i është larguar beteja pret që të bjerë partia më e madhe.

Një javë më parë ishte Edi Paloka dhe u shpreh se listën e mori vesh nga TV, por tha ai ata që sulmojnë Bashën nisen nga arsye personale…
Paloka e mendon kështu, unë jo. Unë nuk kam asgjë personale, kam më shumë se 2 vite që përsëris të njëjtin refren. Nuk fola pas datës kur u shpallën listat, kam bërë betejë me veten. Nuk e kam me Lulzim Bashën si personazh, e përsëris, nuk e di nëse PD do të fitonte nëse kryetar do të ishte dikush tjetër, por PD do të ishte një parti më e fortë, me struktura, një parti që e pranonte realitetin do të mbyllte problematikat të cilat e dobësuan. Kam folur për një qasje që e ktheu PD në një reagim autik që fliste me veten, ishte një proces aq i rëndë po aq të poshtra ishin edhe sulmet. Ajo që keni dëgjuar nga Basha në mbledhjen e fundit para disa ditësh që kush flet për problemet e PD bën axhendën e Ramës është në nga gjërat që ka përsëritur rëndom sa herë debatonim në mbledhje për të kuptuar nëse kishim ndonjës përgjegjësi apo problemi vinte nga jashtë.

Çfarë propozimi bëtë ju dhe nuk u mor parasysh?
Ishte mendimi për të mbledhur këshillin kombëtar, pas zgjedhjeve të Dibrës, të uleshim të bënim një mbledhje të kuptonim rezultatin. Anjëherë nuk u ulëm për të marrë një vendim, kemi ecur symbyllazi më fort pas zgjedheve të 2015.

Ju e shihni partinë si institucion, por pjesa më produktive e politikës është ajo ëqë bëhet jashtë kamësra, si ishin raportet tuaj njerëzore me Bashën?
Nuk ka patur investim njerëzor me Bashën gjatë këtyre viteve. Investim për të patur solidaritet me njëri-tjetrin, nuk ka patur, por ka patur investim tek përçarja, intriga, tek thashetheme.

Nuk ka patur komunikim?
Kanë munguar të gjithë elementët që e mbajnë bashkë një grup, nuk ka patur kohezion. Ka patur raste kur deputetët bënin statuse të kundërta me njëri-tjetrin, statuse kundër njëri tjetrit që publikisht duhet të shmangen, të paktën publikisht.

Please follow and like us: