Kontroll i imtësishëm 20 prokurorëve të Krimeve të Rënda
Prokurorët e Krimeve të Rënda në Tiranë do i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, për të parë ecurinë e punës së tyre nga koha kur janë bërë pjesë e këtij organi akuze. Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë, Besim Hajdërmataj, çdo prokuror i kësaj prokurorie do kontrollohet për sa i përket profesionalizmit të tij, gjatë kohës që ka hetuar çështje të ndryshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda është themeluar në 2004 dhe në 2018 pritet që të shkrihet për t’u zëvendësuar me Prokurorinë kundër korrupsion që do të quhet SPAK. Në këtë prokurori aktualisht shërbejnë 20 prokurorë, dhe nuk dihet nëse objekt i kontrollit do jenë dhe dosjen e prokurorëve që janë larguar nga ky organ akuze dhe janë transferuar diku tjetër.