Albspirit

Media/News/Publishing

LGBT me deputetë në Parlament. kush janë përfaqësuesit?

Artur Ajazi

Duket se gjithçka e keqe për ne shqiptarët, po kthehet në normalitet, po kthehet si modë, e cila mundohet tu imponohet shumicës, institucioneve, duke tundur shpesh kartën e të Drejtave të Njeriut. E thënë shkurt, LGBT në Shqipëri, ka në Parlamentin e ri deputetët e saj. Kjo është aq e vërtetë, sa është i vërtetë fakti se tashmë ky komunitet ka flamujt e vet, zyrat e veta, madje mbrohet nga Policia e Shtetit kur ka aktivitetet e veta live në bulevardin e Tiranës. Janë e pakta 4 deputetë (kryesisht nga e djathta) që janë anëtarë të heshtur të LGBT në Shqipëri. Madje dy prej tyre (të djathtë) janë në mandatin e dytë si ligjëvënës dhe janë tepër aktivë në seancat në Parlament. Ata janë edhe tepër agresivë, tepër luftarakë, por edhe shumë të manipulueshëm.

Ata manipulohen edhe me sms, dhe kaq mjafton që këta ligjëvënës ta quajnë të mbaruar “misionin” e tyre brënda asaj salle. Ky fenomen po përhapet si epidemi dhe ka prekur jo vetëm shtresat e ulëta, regresive, por edhe shtresën e lartë, ata me kollare. Rritja e numrit të tyre, ka ardhur për shkaqe të ndryshme, duke nisur nga ato ekonomike, sociale, gjenetike, psiko-fizike, duke krijuar vitet e fundit ndërgjegjësim maksimal e qytetar tek shumica e shqiptarëve.

Bashkë me prishjen e sistemit politik, duket se në Shqipërinë e dikurshme të tollonave u futën vrullshëm dhe u zgjuan edhe pasionet dhe fenomenet më negative të cilat deri në vitin 1992, ishin ndrydhur e shtypur nga ligji dhe opinion publik. Legalizimi i strukturës së tyre e konvertuar në termin e moderuar LGBT, u ka dhënë shkak dhjetra e dhjetra personave që deri dje ishin në ilegalitet të plotë, të dalin dhe të shpallen hapur si homoseksualë.

Duke mos dashur të shkel të drejtat e askujt, duke mos dashur të mos i imponohem askujt për qëndrimet, mendimet dhe pasionet e tij, mendoj se tentativa për të promovuar nisma apo lëvizje të tilla, tentojnë të deformojnë dhe shkatërrojnë familjen shqiptare, e cila vitet e fundit është e tronditur nga themelet. Legalizimi, mbrojtja dhe promovimi i kësaj lëvizje e cila është një turp i madh për çdo shqiptar, për çdo njeri e intelektual që mbron në themel familjen, natyrisht do të sjellë pasoja të rënda gjenetike, psiko-fizike dhe morale për të ardhmen e vendit.

Ftesat e LGBT ditën e paradës së tyre për të “afruar çdo djalë apo vajzë, që e ndjen se është me idealin tonë”, janë një kërcënim për ardhmërinë e familjes, dhe përbaltje e vlerave tona dhe traditave të bukura shqiptare. Edhe komunitetet fetare, klubet e intelektualëve dhe shumica e shqiptarëve, mbeten vendosmërisht kundërshtare të forta të tentativës për legalizimin dhe promovimin legal të këtij fenomeni turpërues. Kurrë nuk e kisha menduar se anëtarë të LGBT (pavarsisht në legalitet) do të kishte edhe nga ata që ne i votuam si ligjëvënës.

E di shumë mirë që ka në art, kulturë, shkencë, media, arsim e shëndetsi, por të kishte edhe në sallën e Parlamentit, kjo natyrisht më dukej e paimagjinueshme. Ata tashmë mund të dalin edhe hapur, pasi tek ne legalizimi i tyre po sanksionohet edhe me ligj. Një miku im deputet më tha se “mandatin e kaluar çdo të enjte ata i shihje të takohen bashkë, të pinë kafenë bashkë, dhe patjetër të jenë pjesë e diskutimeve, madje duke ndjellë shpesh edhe konflikte me kundërshtarin tonë politik”. Miku im deputet më tha gjithashtu se, “deformimet e tyre psiko-fizike do ti konstatosh edhe në oraret e qëndrimit në sallë, në xhestikulacione dhe reagime të veçanta, po ja që ne, jemi mësuar tashmë me ata”.

“Pranoni homoseksualët si shtresë e barabartë në shoqërinë shqiptare, si një prej kushteve për të marrë ftesën për anëtarësimin në BE”. Ishte dhe mbetet ky një prej rekomandimeve të Komisionit të Jashtë për Zgjerimin në BE, dhe Shqipëria po e plotëson gradualisht kushtin. Po legalizon dhe promovon homoseksualët, si “shtresë e barabartë në shoqërinë shqiptare”, e cila edhe pa ata është e atrofizuar, e goditur thellë nga problemet sociale, kriza familjare. LGBT veç problemeve të paimagjinueshme, asgjë të re, dhe më keq, asgjë të mirë nuk do ti sjellë përmirësimit të imazhit të shoqërisë dhe familjes së tronditur shqiptare.

Propozimi i bërë mandatin e kaluar për ndryshimin e “Kodit të Familjes”, ndryshim sipas të cilit duhet shtuar “Partneriteti i noterizuar mes homoseksualëve”, është cilësuar nga shumica e deputetëve të Parlamentit si “rruga drejt shkatërrimit të familjes”. Ka qenë deputeti demokrat Tritan Shehu (dhe jo vetëm ai) që ka hedhur idenë e lobimit të parreshtur jo vetëm nga politikanët por edhe nga shumica e shqiptarëve për të mbrojtur sa nuk është vonë familjen shqiptare nga shpërbërja e tmerrshme.

Please follow and like us: