Rama takon Soros në SHBA
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare. Ai është takuar atje me udhëheqës të ndryshëm botërorë ndërkohë vlen të theksohet se Rama publikoi edhe një foto me presidentin amerikan Donald Trump.
Por vizitën në SHBA Rama e shfrytëzoi për të takuar edhe miliarderin George Soros.
Lajmi konfirmohet nga djali i Soros, i cili ka publikuar foton në rrjetet sociale. Ai shprehet me superlativa për kryeministrin Rama.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj #Kryeministrin#shqiptar#edirama, një burrë i rilindjes i cili është kthyer në simbolin e demokracisë liberale në Shqipëri dhe që është gjithashtu një artist me famë botërore, pa përmendur faktin se ështëi vetmi kryeministër që ka guximin të veshë bluzen e #michaeljordan në takime zyrtare! Pavarësisht se jam një idhtar i Knicks, kam veç respekt”, shkruan Alex Soros krahas fotos.