Arbana Xharra kërcënohet me jetë: Do të mbushim barkun me plumba
Ish-gazetarja Arbana Xharra, tani pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, është kërcënuar me jetë.
Vetë Xharra e ka bërë këtë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Kurrgjë nuk të kemi rrahur, çka kemi me të rrah hala, jo me të rrah po kemi me ta hup flamën si Aulon Zekës”, thuhet në kërcënimin që e ka publikuar Xharra.
Arbana Xharra ka qenë shpesh subject i kërcënimeve, kohë më parë ajo u godit nga disa persona në një parking në Prishtinë duke përfunduar në spital.
Please follow and like us: