Albspirit

Media/News/Publishing

Dëshmon ish-kreu i Hipotekave: Si takova në kafe Ylvi Beqajn dhe Shullazin

Ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho ka dëshmuar në gjyq ndaj Emiljano Shullazit. Para trupës gjykuese, Muho deklaroi se kur është bërë regjistrimi i hotel “Vollgës”, ka qenë me pushime.

Ish-zyrtari i lartë sqaroi se ka qenë muaji gusht, kur e ka marrë në telefon shtetasi Alban Dabulla dhe e ka njoftuar që “Vollga” është regjistruar në emër të biznesmenit Ylvi Beqaj.

Në përgjigjen e tij, Muho i ka thënë Dabullës që do bisedojnë pasi të mbarojë pushimet dhe të kthehet në zyrë. Më tej, ai tregoi dhe bisedën me dabullën në zyrën e tij, duke pohuar se është sharë dhe ofenduar prej tij.

“Pasi jam kthyer nga pushmet kam kërkuar takim me zv.drejtorin e Hipotekave, Hysenbelliu dhe drejtorin e hipotekës së Durrësit. Jane vene ne dijeni qe Besnik Hysenbelli kishte firmosur nje shkrese qe i jepte ok Hipotekes se Durresit per te vijuar veprimet, qe ta hipotekonin “Vollgën”. Pasi jam njohur me rastin, kam vendosur qe edhe pse ishte regjistruar “Vollga” ne hipoteke kam pezulluar veprimet, duke mos lejuar tjetërsimin e prones, pavaresisht se ajo ishte regjistruar ne emër te Beqajt. Pasi kam bere kete veprim jam telefonuar nga Ylvi Beqaj dhe Shullazi, te cilet me kane kerkuar nje takim. Fillimisht me kane thene do vish per kafe dhe ky ka vajtur te qendra “Globe” ne nje lokal aty prane dhe aty i ka vene ne dijeni qe jane pezulluar veprimet, qe nuk lejohet tjetersimi i prones. Pas tri ditesh ka ardhur Ylvi Beqaj ne zyre bashke me nje avokat dhe ka sjelle dokumentacionin. Pasi jam njohur me dokumentet ja kam lene zyres juridike. Nderkohe jam telefonuar edhe nga Alban Dabulla, te cilin e kam pritur ne zyre ne prani te drejtoreshes juridike dhe drejtorit te Hipotkes se Durresit, dhe zv.drejtorit te Hipotekes, Hysenbelliu. Gjate diskutimit, Dabulla ka dale jashte kontrollit duke share dhe ofenduar drejtorin e Hipotekes se Durresit, Ergysin. Situata u perkeqesua dhe ne kete moment kam kerkuar qe Dabulla te nxirrej jashte”, tha Muho.

Please follow and like us: