Florjan Binaj konfirmon krisjen e tij me “Portokalli”, çfarë shkruan sot aktori
Prej disa ditësh emri i aktorit Florjan Binaj është përfolur shumë në media, për shkak të lajmit për një largim të mundshëm të tij nga “Portokalli”.
Ditën e sotme, vetë aktori i njohur për më tepër për rolin e tij si “Polici”, ka konfirmuar zërat për largimin dhe rikthimin e tij në Portokalli brenda pak ditësh.
“Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet e juaja të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme në rikthimin tim në Portokalli dhe Top Channel.Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin Game of Thrones, ta shohi urgjent sepse Atentatet këtë sezon do jenë SUPER GAME OF THRONES!!!”, ka shkruar sot florjan Binaj.
Kujtojmë se lajmi për Binajn u komentua shumë edhe për faktin se nuk është i pari aktor që po largohej nga Portokallia, por edhe të tjerë kishin bërë të njëjtën gjë, duke filluar nga Agron Llakaj, Julian Deda, Ermal Mamaqi, e shumë të tjerë.