Kreu i Gjykatës Vlorë, akuza të forta për policinë
Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluca ka bërë sot një deklaratë të fortë lidhur me fenomenin e drogës. Ai tha se në këtë gjykatë ka shumë çështje, por s’ka asnjë dosje për organizatorët, trafikantët dhe kultivuesit e saj.
Në Vlorë po gjykohen vetëm punëtoret e drogës, ata që prashisin dhe ata vadisin.
Ka shumë dosje thotë kryetari i Gjykatës, Skënder Haluca, por në asnjë prej tyre nuk po gjykohen dhe hetohen organizatorët e kultivimit të drogës dhe trafikantët.
Kreu i gjykatës së Vlorës ka ngritur shqetësimin edhe për dhunën në familjes.
Sipas tij rastet janë rritur në mënyrë drastike.
Problematikat e hetimit të kultivimit të bimëve narkotike, apo rastet e tjera në gjykatën e Vlorës kërkojnë edhe rritje të personelit, pasi sipas Halucit aktualisht janë 13 gjyqtarë, por për rastet të cilat gjykohen duhen të jenë dyfishi i numrit aktual.