Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohet nga burgu gazetari “kundërshtar” i Erdoganit

Gazetari i njohur turk, Kadri Gursel, është liruar nga burgu, por katër kolegët e tij, të gjithë gazetarë të gazetës opozitare Cumhuriyet, mbetën në paraburgim pas një vendimi gjyqësor.

“Nuk duhet të festojmë ngase disa gazetarë të Cumhuriyet po përballen me akuza të padrejta dhe të pabaza… atyre iu është privuar liria”, tha Gursel, cili ishte i burgosur për 11 muaj.

17 punonjës të gazetës Cumhuriyet janë akuzuar se po mbështesin terrorizmin duke raportuar për tri grupe, të cilat Turqia i konsideron si organizata terroriste. Ky rast kishte ngritur kritika ndërkombëtare.

Grupi i lirisë së shtypit P24, kanë thënë se 171 gazetarë janë të burgosur, shumica prej tyre të arrestuar pas grushtshtetit të dështuar në Turqi.

 

Please follow and like us: