Për të bërë kryqin: 92 vjeçarja largohet nga shtëpia me të dashurin 87 vjeçar
Një grua 92 vjeçare ka ikur nga shtëpia e pleqve, që të jetë me të dashurin e ri, 87 vjeçar. Në shtëpinë për persona të moshuar “Vilberg” në Eidsvold në Norvegji ka filluar hetimi për njërën nga banoret, pasi që karroca e saj është gjetur në një parking. Por hetimet janë pezulluar pasi që mbikëqyrësit e saj kanë mësuar se gruaja ka udhëtuar për në Stokholm në mënyrë që të jetojë me të dashurin e saj 87 vjeçar. Çifti kishte qenë në lidhje kur ajo është shpërngulur në këtë shtëpi.Megjithatë drejtoria e shtëpisë së pleqve ka pasur mirëkuptim për vendimin e saj.
“Kjo është një histori prekëse. Në pushim romantik mund të shkojë edhe nëse keni më shumë se 90 vjet. Zonja nuk ka bërë asgjë të gabuar por na ka brengosur sepse nuk na ka lajmëruar se do të shkojë”, ka thënë Janka Hosltad, drejtoreshë e “Vilberg”. Pushimi romantik i të moshuarës ka zgjatur 10 ditë pas së cilës është kthyer në shtëpinë e pleqve.