Albspirit

Media/News/Publishing

Vasili nis të flasë por kameramani e ndërpret duke i zënë podiumin, çfarë ndodhi brenda selisë së LSI

Ditën e sotme, fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është ndeshur me një incident gjatë Konferencës live për mediat. Ndërkohë që Vasili mori fjalën për të zbuluar se çfarë kishte vendosur LSI-ja gjatë mbledhjes së grupit, një zotëri ngrihet dhe i ndërpret fjalën pasi duhej të rregullonte volumin e mikrofonit. Mirëpo gazetarët dhe kameramanët që po filmonin u revoltuan nga ky gjest, pasi i kishte prishur pamjen gjatë transmetimit live. “Një minutë, një, dy tre, katër”, merr fjalën zotëria që po përpiqej të rregullonte problemin teknik. “Mos na dil përpara kamerës”, dëgjohet një zë në sfond që bërtet. “Po ça mos dil o vëlla, po bëjmë prova pra.”, acarohet zotëria që me shumë gjasa është kameraman. Teksa Vasili mundohet të qetësojë situatën duke thënë: “Me qetësi, me qetësi”. Fundja në një transmetim live gjithçka mund të ndodhë dhe probleme të tilla teknike janë mëse normale.

Please follow and like us: