Albspirit

Media/News/Publishing

Vijon “lufta” Rudina Magjistari-Linda Rei, modetorja reagon ashpër në Instagram!

Debati i nisur gjatë ditës së djeshme mes moderatores Rudina Magjistari dhe transgjinores Linda Rei ka vijuar edhe ditën e sotme përmes komenteve të ndjekësve, ku disa prej tyre i është përgjigjur vetë Magjistari, e cila vijon të mbrojë tezën e saj se termi i përdorur ka qenë i drejtë.

Komentetet mes moderatores Rudina Magjistari dhe ndjekësve në Instagram

Ndjekëse në Instagram: Aspak profesional insistimi juaj per ta quajtur transgender, vecanarisht tani, pasi ajo e perseriti disa here dhe ia shpjegoj se nuk mund te quhet me e tille.Mbi te gjitha je femer dhe mund te tregoje me ndjeshmeri dhe mirkuptim karshi Lindes. Nje fjale e urte thote: te gabosh eshte njerezore, te perserisesh me ngulm ate gabim eshte djallezore.

Rudina Magjistari: Megjithe respektin per zgjedhjet ne jete te se ftuares dhe me gjithe dashamiresine time per ta mbeshtetur ne ate qe ajo ka zgjedhur, termi qe une perdor eshte i sakte dhe i percaktuar nga psikologe. S’e kam shpikur une. Dhe nuk ka asgje te keqe ne kete term shkencor, i cili percakton nje proçes transformimi ne trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek une, qe te besh dallimin. Kur ajo rrefen historine e saj, eshte i pashmangshem ky percaktim. Tjeter gje nese do ishte ftuar per te folur per tendencat e fundit te makeup-it, atehere ndoshta ky percaktim do ishte i panevojshem.

Ndjekëse në Instagram : Ajo e ka kaluar fazen e transgenderit, ashtu sikur dhe e shpjegoj. Kur i ftuari ju vjen eshte detyre e juaja ta beni te ndjehet komode, ta degjoni me vemendje dhe ta respektoni gjithashtu. E kunderta nuk ju nderon aspak, si gazetari, por si njeri mbi te gjitha.

Rudina Magjistari: Trangender nuk do te thote tranzicion, por ndryshim gjinie. Pse kaq shume komplekse ndaj ketij termi, s’e kuptoj?! Nje term qe s’eshte absolutisht diskriminues, por thjesht karakterizues. Perndryshe si ta bej dallimin nga ty psh? (Nisem nga emri qe je femer dhe po supozoj qe nuk ke ndryshuar gjini)

Ndjekëse në Instagram: Doje te beje dallimin nga femrat qe kane lindur te tilla dhe atyre qe jane operuar per tu bere (duke kaluar nje kalvare te vertet fisik dhe psikologjik) duke e quajtur transgender. Po ate kalvarin, e kalojne pikerisht qe te mos etiketohen me si trans. Mund te specifikonit qe per nje kohe ajo ka qene transgender ndersa tani eshte operuar definitivisht.dhe eshte femer. Eshte shume e thjesht.

Rudina Magjistari: Pertej ketij diskutimi per termin, i cili nuk e ndyshon aspak rrjedhen e jetes se Linda Reit dua vetem te sqaroj per te gjithe ju, qe Linda Rei ishte nje e ftuar si te gjithe te ftuarit e tjere ne program, me historine e vet personale, e cila nuk vret askend nga ata qe jane shqetesuar, por perkundrazi shton nje dimension me shume te te parit te botes. Sa per femijet s’kishte asgje te frikshme apo te turpshme aty per te mos folur. Po roli juaj si prinder per te interpretuar ne pershtatje me femijet? Fakti qe ajo flet hapur per diçka qe pjesa me e madhe e quan tabú, jeton jeten e saj siç i pelqen pa i bere dem askujt eshte per tu respektuar absolutisht./gazetaexpress.com/

Please follow and like us: