Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Tufa i nxjerr dokumentet Dritan Hilës: Ja kush ka qenë babai yt

Shkrimtari Agron Tufa publikon një dokument të kohës së diktaturës për babanë e analistit Dritan Hila. Në dokument shihet se ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme Feçor Shehu, i shprehte mirënjohjen babait të Hilës për punën e palodhshme, si pjesëtar i grupit të hetimit ndaj të dënuarve të Spaçit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tufa i kërkon Hilës të kërkojë falje për shpifjet dhe fyerjet ndaj tij, dhe e kërcënon se nëse nuk e bën këtë do të publikojë të tjerë dokumenta të ngjashëm.

“Ja kush është ai shefi i inteligjencies se kundërzbulimit. Shiheni nga dokumenti, njëri nga dhjetërat, dhe gjykoni kush gënjen. I biri kishte prej më se një jave që me merrte nëpër gojë. Shpifte”, shkruan Tufa për Dritan Hilën.

“Propozonte qe jo vetëm nga Rilindja ikin 200 mijë shqiptare, por dhe nga Agron Tufa. Po unë, unë ç’duhet të them?! Nuk kam pas debat me Hilen as per Çulin, as për Filmat. Reagova për shpifjet dhe fyerjet”, vijon ai.

“Tani vërtetohen fjalët e mia: komentuesit histerikë të Hiles duhet të më kerkojnë falje. Hila faljen s’e ka në gjak. Si të duan: unë do të nxjerr dokumente të tjerë që do t’ju pataksin. Nëse nuk kërkohet falje. Sepse me keni rene me qafë, pa jua pas borxh. Rregulli kështu e ka: kush kruhet i pari…

Të gjithë ata njerëz mendjeulët, që i lidhin reagimet e mia me përgatitjen e një vendi tek çadra, t’ju vijë turp! Nuk shkel aty ku ka shkelë Hila. Me udhëheq truri e zemra, jo barku dhe llogaritë!”, shkruan Tufa.

Mars 2017

auto_tufa-370x4001490019259

Please follow and like us: