Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetëra mijëra shqiptarë e përkrahin Erdoganin përmes rrjeteve sociale

Dhjetëra mijëra shqiptarë shohin një model shembull te presidenti autokrat i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Të paktën kështu rezulton nga një analizë e faqeve të shumta përkrahëse për Erdoganin në rrjetet sociale, shkruan Konica.al.

Kështu, faqja “Support for Erdogan from Kosovo” ka  45 mijë e 730 pëlqime, dhe thuajse po kaq ndjekës të rregullt. Kjo faqe, për të cilën nuk dihet se prej kujt drejtohet, afishon rregullisht materiale me frymë panagjerike për udhëheqjen e Turqisë nga Erdogani.

Edhe faqja tjetër “Ta shohim sa shqiptar e duan Rexhep Taip Erdogan” ka si moto promovimin e presidentit turk. Me 44 mijë e 681 pëlqime, kjo faqe shpalos përmbajtje që e paraqesin në mënyrë pozitive qeverisjen e Erdoganit në Turqi.

“TURQIA-Aleati më i madh i Kombit Shqiptar”, është një faqe tjetër që promovon lidhjet turko-shqiptare. Me një numër më të vogël pëlqimesh (21 mijë e 634), administratori i kësaj faqe përcjell njoftime të aktiviteteve të ambasadave turke në Prishtinë dhe Shkup, si dhe projektet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim – TIKA.

Me një publik më të gjërë dhe me vëllim më të madh postimesh është faqja “TheOsmanlit”. Ajo ka 43 mijë e 332 pëlqime, përderisa angazhohet në vijimësi për promovimin e trashëgimisë osmane, rinterpretimin e historisë në një dritë pozitive për Perandorinë Osmane dhe vlerësime revizioniste për Skënderbeun dhe historinë mesjetare shqiptare. /konica.al/

Please follow and like us: