Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj në vizitën e parë si kryeministër: Kosova nuk është vetëm, interes më të madh për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut

Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë si kryeministër i Kosovës. Në një dalje për mediat se bashku me kryeministrin Rama ai ka thënë se është shumë e rëndësishme kujdesi për shqiptarët që gjenden jashtë atdheut.

Po ashtu Haradinaj foli dhe për mbledhjen e parë që do të mbahet mes dy qeverive duke thënë se Kosova nuk është më vetëm pasi ka mbështetjen e Shqipërisë.

“Kosova nuk është vetëm, ka Shqipërinë. Kosova është një shtet i ri dhe e ndjen përgjegjësinë. Ne çdo herë do kountribojmë dhe do sigurojmë bashkëkombësit tanë që ta ndjejnë njëri-tjetrin më afër që për pasojë ndërveprimet të jenë në dobi për secilin.

Interesimi për bashkëkombësit që janë jashtë atdheut do bëjë që ata të jenë më të lidhur me atdheun. Kjo do të ndihmonte edhe për popullsinë që është në Kosovë. Ne kemi dhe pak kohë për të bërë axhendën gati të takimit të parë mes dy qeverive tona. Ju falenderoj shumë dhe për pritjen që na bëtë”, u shpreh Haradinaj.

Please follow and like us: