Maqedoni, plagoset kandidati shqiptar për kryetar të Kërҫovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqedoni. Mësohet se kandidati për kryetar të komunës së Kërҫovës, Alit Abazi është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Mediat maqedonase raportojnë se përveҫ Abazit i plagosur ka mbetur edhe shefi i shtabit të tij Destan Abdiu. Kjo situatë e rëndë vjen disa ditë para zgjedhjeve lokale në Maqedoni.
Please follow and like us: