Albspirit

Media/News/Publishing

Rama fton për dialog, Basha pa përgjigje

Kryeministi ka ftuar sërish liderin e opozitës për të vazhduar bashkëpunimin që nisën më 18 maj. Me anë të një deklarate, shefi i grupit socialist balla ka deklaruar se kryeministri kërkon nisjen e një dialogu të niveli të lartë për të evidentuar çshtjet që i ndajnë dhe ato që i bashkojnë, por që nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin europian të vendit.

Nuk dihet se si do të reagojë Basha ndaj kësaj ftese sepse që prej 18 majit ai ka shfaqur dy qëndrime diametralisht të kundërta ndaj Ramës. në fillim menjëherë pas marëveshjes, ai fliste njësoj si Rama, dhe u binte partive të vogla me të njëjtin pathos si ai. Por pas humbjes në 25 qershor, Basha deklaroi se Rama e shkeli marëveshjen dhe se ai është i paaftë të plotësojë angazhimet që merr pasi është i kapur nga krimi.

Po a do të ulet basha në tryezë me një parter të cilin e ka akuzuar se nuk i zbaton marrëveshjet. Për këtë ende nuk ka një përgjigje.

Please follow and like us: